MIR SE VINI ...:::WWW.AHG-CREW.TK:::...
 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 lajmi 7.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Pz . Blade

avatar


MesazhTitulli: lajmi 7.   Wed Jan 27, 2010 12:12 am

Të mërkurën në praninë e përfaqësuesve të klubeve u bë tërheqja e shortit për çerekfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në Futboll.
Fituesi i vitit të kaluar Hysi, ndeshjen e parë të këtij rrethi do ta zhvillojë në shtëpi të vet ndaj Lirisë. Kurse kampionia vjeshtor, Trepça në “Adem Jashari” do të ballafaqohet me Gjilanin. Ndeshjet e para luhen më 24 shkurt, kurse ato të kthimit me 28 shkurt. Takohen: Hysi - Liria, Vëllazimi - Drenica, Besa - Ballkani dhe Trepça – Gjilani


Stinori pranveror fillon më 24 shkurt me ndeshjet e Kupës së Kosovës


Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e Agim Ademit nënkryetar, ku debatoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

KE ka miratuar Orarin e garave për stinorin pranveror dhe sipas këtij orari stinori pranveror fillon me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës më 24 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit zhvillohen më 28 shkurt. Hedhja e shortit do të bëhet më 16 dhjetor 2009. Ndërsa garat kampionale të stinorit pranveror fillojnë më 6 mars 2010. Po ashtu KE ka miratuar edhe një raport të detajuar të garave në stinorin vjeshtor. KE ka emëruar edhe Komisionin për shpalljen e laureatëve për Vitin 2009, në përbëje të Vjollcë Krasniqit, Murat Hoxhës dhe Iliaz Mjakut, ndërsa ceremonia e shpalljes do të mbahet më 6 janar në Sheshin 21 ku do të ketë edhe transmetim të drejt për drejt nga RTV 21. KE ka shqyrtuar dhe debatuar me kujdes edhe për ankesën e KF”Lepenci” nga Kaçaniku në lidhje me mbrojtjen e ligjshmërisë dhe pas shqyrtimit të shkresave dhe sqarimeve të nevojshme nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë si dhe duke konstatuar se Komisioni për regjistrimin lojtarëve ka vepruar në përputhje me aktet normative, ka anuluar vendimin e Komisionit të Shkallës së dytë dhe ka marrë vendim që ndeshja Lepenci-Ballkani të regjistrohet me rezultat të arritur në fushë. Në marrjen e këtij vendimi për t’i ikur çfarëdo konflikti të interesit nuk ka marrë pjesë kryetari i FFK-së Fadil Vokrri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
lajmi 7.
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajmi i fundit: PDK pajtohet që Behgjet Pacolli të zgjedhet president

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
....:::AHG-CREW:::.... :: Sport-
Kërce tek: