MIR SE VINI ...:::WWW.AHG-CREW.TK:::...
 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Serwer: OKB-ja deri më tani ka treguar se përkrahë Serbinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Genn1
Admin
avatar


MesazhTitulli: Serwer: OKB-ja deri më tani ka treguar se përkrahë Serbinë   Sat Dec 27, 2008 9:24 am



Serwer: OKB-ja deri më tani ka treguar se përkrahë Serbinë
Daniel Serwer, drejtor i Iniciativës Ballkanike në Institutin Amerikan për Paqe, vitin 2008 e ka vlerësuar të suksesshëm për Kosovën. “Mirë u bë që u shpall pavarësia dhe u aprovua Kushtetuta, që 53 shtete e njohën pavarësinë, por ky numër ka mundur të jetë më i madh”, tha Serwer në një intervistë për TV21.
Serwer vlerësoi se qeverisja e mirë në këto momente është shume e rëndësishme. "Ju që tashmë jeni të pavarur tregoni se dini të qeverisni duke i trajtuar qytetaret tuaj në mënyrë të barabartë, korrekte, duke ua garantuar të drejtën e sundimit të ligjit, duke siguruar se askush nuk do të keqtrajtohet sepse flet serbisht apo shqip", ka porositur Serwer.

Kjo, sipas Serwerit, nuk është përgjegjësi vetëm e lidershipit, por e tërë qytetarëve të Kosovës, për të cilët thotë se janë sjellë mjaft të mirë dhe duhet të vazhdojnë të sillen, madje ndoshta edhe më mirë!

Serwer është i mendimit se përmirësimi i raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit është i rëndësisë vitale për rajonin, por siç thotë nuk do të dëshironte "OKB-në në mes", sepse ajo deri më tani ka treguar se përkrahë Serbinë.

Serwer tha se ka një sërë çështjesh që duhet zgjidhur në bazë të sundimit të ligjit, trajtimit të barabartë të të gjithë qytetarëve. "Gradualisht me përmbushjen e këtyre parametrave do te jetë e pamundur për Serbinë që t'i rezistojë përmirësimit të raporteve të saj me Kosovën".

Edhe pse BE asnjëherë nuk e thotë se e kushtëzojnë anëtarësimin e saj me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse të 27 anëtarët nuk do te pajtoheshin për këtë, por 22 do të pajtohen dhe secili prej tyre ka të drejtën e vetos. Kështu BE e ka peshën e nevojshme në peshore dhe në të mirë të Prishtinës dhe në këtë drejtim edhe në zgjidhjen e çështjeve para se Serbia të hyjë në BE, për çka Kosova do të duhej të interesohej, vlerësoi Serwer.

Andaj, ai porosit liderët kosovarë që të bëjnë çmos për qeverisjen e mirë të Kosovës, zbatimin e standardeve të BE së që do ta bënte të vështirë refuzimin e hyrjes së Kosovës në BE. “Në një formë apo tjetër, Kosova është në garë me Serbinë, e cila do të donte të hynte në BE para Kosovës”, tha Serwer
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ahg-info
Admin
avatar


MesazhTitulli: Re: Serwer: OKB-ja deri më tani ka treguar se përkrahë Serbinë   Thu May 14, 2009 8:45 pm

Jemi Ne Perpunim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Serwer: OKB-ja deri më tani ka treguar se përkrahë Serbinë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dasma Shqiptare
» Fotografi të papublikuara deri tani: Vdekja e Hitlerit (Foto)
» Agim Gashi:KRIMINALITETI NE INTERNET
» KAMPION NË BOKS, TANI KAMPION NË NAMAZ
» Ramiz Dërmaku-Përkujtim: Bardhyl Ajeti - Kolegë, Kolumnist, Gazetar dhe Atdhetar‏

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
....:::AHG-CREW:::.... :: lajmet-
Kërce tek: